Aktualitet

Raportimet se Irani mund të godasë MEK, zëdhënësi: Propagandë! Raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri

Sipas tij, kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri dhe ndjekjen e qëllimeve të veta.

3 Mars 2026, 14:25 Nga E.d
Raportimet se Irani mund të godasë MEK, zëdhënësi:
Foto ilustruse

TIRANË- Shahriar Kia, përfaqësues i muxhahidinëve në Manzë ka reaguar lidhur me raportimet mediatike se Irani mund të godasë vendin tonë. Përmes një deklarate ai tha se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri. 

Sipas tij, kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri dhe ndjekjen e qëllimeve të veta. Ai tha se kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri.

Deklarata e Shahriar Kia

Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta. Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt.

Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur. Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri./Dosja.al

shahriar kia iran manze

Sondazh

Poll