Aktualitet

“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde për çështje personale…!” Xholi i përgjigjet "provokimit" të anëtares së KLP: Do të sajdisja me ndonjë kafe, SPAK i bën të mira

Xholi iu përgjigj me qetësi, duke theksuar se çdo çështje do të trajtohet ligjërisht dhe se të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht pozicionit të tyre.

11 Dhjetor 2025, 10:15 Nga M.L
“Nëse të votoj sot dhe vij në zyrën tënde
Mbledhja e KLP

TIRANA- Gjatë sesionit të pyetjeve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, u ballafaqua me një pyetje nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, lidhur me mënyrën se si do të ruante pavarësinë e institucionit në rast se dikush me pozitë të lartë do t’i drejtohej për një çështje personale.

Xholi iu përgjigj me qetësi, duke theksuar se çdo çështje do të trajtohet ligjërisht dhe se të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht pozicionit të tyre. Gjatë shkëmbimit të fjalëve, u shfaqën edhe momente humoristike, ndërsa Xholi iu përgjigj me humor: Do iu sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.

DIALOGU: 

Xholi: Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje.

Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?

Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.

Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare.

Xholi: Akoma më mirë./ Dosja.al

arta mandro adnan xholi kreu i ri i spak mbledhja ne klp

Sondazh

Poll