Aktualitet

"Tek Arben Kraja vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën", Adnan Xholi "vlerëson" ish kreun e SPAK dhe Dumanin: Nuk tërhiqet përballë asnjë lloj presioni

Xholi vlerësoi aftësitë dhe kontributet e të dy drejtuesve, duke theksuar se Kraja kishte një periudhë më të gjatë në detyrë, ndërsa Dumani erdhi në një fazë kur stafi ishte më i konsoliduar dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ishte më i strukturuar.

11 Dhjetor 2025, 10:13 Nga M.L
"Tek Arben Kraja vlerësoj pjekurinë dhe eksperiencën",
Adnan Xholi

TIRANA- Gjatë mbledhjessë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, u pyet për të dhënë një vlerësim lidhur me punën e dy drejtuesve të mëparshëm të Strukturës së Posaçme, Arben Krajës dhe Altin Dumanit.

Xholi vlerësoi aftësitë dhe kontributet e të dy drejtuesve, duke theksuar se Kraja kishte një periudhë më të gjatë në detyrë, ndërsa Dumani erdhi në një fazë kur stafi ishte më i konsoliduar dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ishte më i strukturuar.

Më tej ai shtoi se do të synojë të përçojë dhe të ndërtojë mbi cilësitë dhe përvojën e marrë nga të dy paraardhësit.

"Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje”, tha Xholi./ Dosja.al

adnan xholi arben kraja altin dumani kreu i rii spak mbledhja e klp

Sondazh

Poll