Aktualitet

Kreu i ri i SPAK! Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen e drejtuesit, ja si do të funksionojë

Votimi nuk do të kryhet me dorë, si më parë, por çdo anëtar do të shënojë emrin e prokurorit të zgjedhur në një fletë të bardhë, së bashku me emrin e vet si votues.

11 Dhjetor 2025, 09:07 Nga M.L
Kreu i ri i SPAK! Ndryshon rregullorja e votimit në KLP për zgjedhjen
Foto ilustruese

TIRANA- Procesi i votimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për drejtuesin e ri të SPAK ka pësuar ndryshime, pas miratimit të një rregulloreje të re. Votimi nuk do të kryhet me dorë, si më parë, por çdo anëtar do të shënojë emrin e prokurorit të zgjedhur në një fletë të bardhë, së bashku me emrin e vet si votues.

Ndryshimi tjetër i rëndësishëm është se kryetari i KLP-së nuk do të ketë më dy vota në rast barazimi, por vetëm një, duke rritur kështu transparencën dhe qartësinë e procesit të përzgjedhjes.

 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion. Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, projektin Eu4Justice dhe programin amerikan OPDAT.

Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.  Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK./ Dosja.al

Sondazh

Poll