Aktualitet

Zgjedhja e pasuesit të Dumanit! Xholi me "PLAN" të qartë: Do ti jap zgjidhje statusit të prokurorit! Të shtojmë numrin e tyre për rezultate më të shpejta

Gjatë prezantimit të tij në KLP, Xholi theksoi nevojën urgjente për të rregulluar statusin e prokurorëve, ku edhe nënvizoi se kjo nuk lidhet me karrierën e tij personale, por me ruajtjen e ekspertizës së kolegëve që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para dhe që janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale.

11 Dhjetor 2025, 09:58 Nga M.L
Zgjedhja e pasuesit të Dumanit! Xholi me "PLAN" të
Adnan Xholi

TIRANA- Adnan Xholi, në garë për kreun e SPAK, premtoi sot se do t’i japë zgjidhje statusit të prokurorit. Gjatë prezantimit të tij në KLP, Xholi theksoi nevojën urgjente për të rregulluar statusin e prokurorëve, ku edhe nënvizoi se kjo nuk lidhet me karrierën e tij personale, por me ruajtjen e ekspertizës së kolegëve që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para dhe që janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale.

Xholi paralajmëroi se humbja e këtyre prokurorëve do të nënkuptonte humbjen e përvojës dhe memorizimit institucional të çështjeve që kërkojnë vite hetime dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Kandidati gjithashtu kërkoi shtimin e numrit të prokurorëve të SPAK për të siguruar kapacitete të mjaftueshme në përballjen me çështjet komplekse dhe për të ruajtur standardet e drejtësisë.

“Ti japim zgjidhe statusit të prokurorëve, por deri tani ka ngelur në vesh të shurdhër. Do insistoj bashkë me ju si qeverisje e prokurorëve, që statusi i prokurorit të SPAK të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, kthehem në prokurorinë e përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para, disa prokurori janë të shkrira.

Nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar do humbasë. Këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe çdo lihen në mëshirë të fatit në këto zyra që do shkojnë, do humbasë ekspertiza, memoria e institucionit, për çështje që nuk varen nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe zgjasin me muaj e me vite.

Kushdo që të vijë e ka të pamundur të shohë se çfarë bëhet në ato doje, jo të përfaqësojë në gjykim. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve të posaçëm. Të mos jemi para standardeve të drejtësisë së mohuar, do duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Xholi.

Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.  Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK./ Dosja.al

adnan xholi spak

Sondazh

Poll