Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK! Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane mbërrijnë në KLP

Pak minuta para nisjes së mbledhjes, në ambientet e KLP-së kanë mbërritur përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë për të ndjekur nga afër procesin e përzgjedhjes.

11 Dhjetor 2025, 08:47 Nga M.L
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK! Përfaqësuesit e
Foto nga KLP

TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë këtë të enjte kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pak minuta para nisjes së mbledhjes, në ambientet e KLP-së kanë mbërritur përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë për të ndjekur nga afër procesin e përzgjedhjes.

Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, projektin Eu4Justice dhe programin amerikan OPDAT.

Për pozicionin e kreut të SPAK garojnë katër prokurorë: Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.  Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK.

këshilli i lartë i prokurorisë

Sondazh

Poll