Kolaps në transportin publik të Prishtinës! U paralajmërua dje nga Përparim Rama, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve
Ndërprerjen e operimit për këtë arsye e kanë njoftuar jo vetëm ndërmarrjet publike si Trafiku Urban, por edhe disa linja private, përfshirë 24 Yjet dhe Prishtina Shpk – Linja 7B.
KOSOVA- Nga sot, transporti publik në Prishtinë ka pezulluar tërësisht shërbimet, për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara nga bllokimi i mjeteve buxhetore. Ndërprerjen e operimit për këtë arsye e kanë njoftuar jo vetëm ndërmarrjet publike si Trafiku Urban, por edhe disa linja private, përfshirë 24 Yjet dhe Prishtina Shpk – Linja 7B.
Kompania Prishtina Shpk – Linja 7B ka sqaruar se pezullimi vjen si pasojë e moslëshimit të mjeteve nga niveli qendror, duke pamundësuar shlyerjen e obligimeve financiare nga Komuna e Prishtinës. Në njoftim theksohet se bllokimi financiar ka krijuar vështirësi të theksuara operative dhe ka penguar funksionimin normal të shërbimeve.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se qytetarët janë të rrezikuar dhe ka akuzuar qeverinë për bllokim politik të buxhetit të kryeqytetit. “Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë qytetarët të rrezikohen deri në këtë shkallë. Për më shumë se një vit, buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike,” tha Rama, duke shtuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati dhe është drejtuar edhe te kryeministri, presidentja dhe Gjykata Kushtetuese.
Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar duke deklaruar se buxheti për dhjetorin është alokuar të premten, por Komuna e Prishtinës nuk ka kryer pagesat për shërbime esenciale. Ai ka akuzuar udhëheqësinë e komunës për vonesa dhe propagandë politike gjatë fundjavës.
Trafiku Urban dhe linjat private kanë bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe kanë njoftuar se shërbimet do të rifillojnë sapo të lëshohen mjetet financiare nga Ministria e Financave, të cilat do të mundësojnë shlyerjen e detyrimeve të komunës. Ndërprerja e sotme ka lënë mijëra qytetarë pa mundësi qarkullimi, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e përditshme./ Dosja.al
Sondazh
DOKUMENTI/ "Kërcënim për rendin publik!" Gazetari investigativ Artan Hoxha shpallet "non grata" në Greqi
Artan Hoxha GREQI- Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetar...
Ekzekutuan me plumb në kokë biznesmenin Eduard Reçi për interes pasuror, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezërit Dukaj! Ja si u planifikua vrasja dhe pse nisi konflikti
Viktima, autoret TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të dy v&eum...
EMRI/ Plagosja me armë në Institut! I preu rrugën ish-mikut të tij dhe e qëlloi me pistoletë, ja KUSH është 36-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, ku 40-vjeçari ...
Plagosja me armë zjarri në Institut! DETAJE: Marilen Jata u qëllua me pistoletë në këmbë nga ish-shoku i tij, prej tre muajsh kishin shkëputur çdo kontakt, autori i preu rrugën dhe...
Foto ilustruese TIRANA- Autoritetet kanë bërë me dije se 40-vjeçari Marilen Jata u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e dj...
Plagosi me armë zjarri në Institut Marilen Jatën mbrëmjen e së dielës! Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, qëlloi 40-vjeçarin dhe u 'zhduk' nga vendngjarja
Foto ilustruese TIRANA- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë të 40-vjeçarit Marilen J...
“Të kërkon Jeton Lami, pse na kundërshton?” ZBARDHEN bisedat me pronarin e lokalit që iu vendos tritol në Kamëz: Meqë nuk na njeh, do të na japësh 500 mijë euro! Nuk do e gëzosh...
Foto nga vendngjarja TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vendosjen e tritolit në lokalin në Kamëz,...
Eksplozivi në vilën e Xhelal Mziut! Autori me biçikletë dhe i maskuar si punëtor, dalin PAMJET nga kamerat e sigurisë. Dyshohet se i njëjti person vendosi tritol në lokalin në Kamëz
Pamje nga kamerat e sigurisë TIRANA- Pamjet e sigurisë të siguruara nga kamerat e banesave pranë shtëpisë së depute...
Operacion i përbashkët në kufi! Ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës, kapen 300 kg eksploziv në furgon në Vermicë
Foto ilustruese KOSOVA- Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën ka konfiskuar rreth 300 kilogramë lëndë...
Migracioni, varfëria e kosto të larta jetese! Tranzicioni i familjeve shqiptare, të dhënat e INSTAT: Bien ndjeshëm martesat, rriten divorcet
Foto ilustruese Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, k...
Raporti i 2024, rrjeti TEN-T: Shqipëria përparon në ndërtimin e rrugëve, por "ngec" tek hekurudhat dhe transporti detar
Foto ilustruese Shqipëria është pjesë e rrjetit të zgjeruar të TEN-T, që lidh infrastrukturën e transportit të...
