Aktualitet

Atentati në Shkodër! DETAJE: Automjeti u qëllua në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit për shkak të një parakalimi...

Mësohet se automjeti është qëlluar në lëvizje dhe për të shpëtuar nga plumbat, drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës. Njëra anë e automjetit është dëmtuar nga përplasjet e mundshme, ndërsa gomat janë shkatërruar.

15 Nëntor 2025, 21:33 Nga M.L
Atentati në Shkodër! DETAJE: Automjeti u qëllua në ecje,
Foto ilustruese

SHKODËR- Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër–Hani i Hotit, por nga incidenti raportohet për të lënduar. Drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin dhe e ka braktisur automjetin, pas përplasjes me bordurën e një karburanti pranë rrethrrotullimit të Koplikut.

Mësohet se automjeti është qëlluar në lëvizje dhe për të shpëtuar nga plumbat, drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës. Njëra anë e automjetit është dëmtuar nga përplasjet e mundshme, ndërsa gomat janë shkatërruar.

Sakaq bëhet me dije se konflikti ka filluar që nga dogana e Hanit të Hotit, ku dy drejtuesit e automjeteve janë përplasur fillimisht për shkak të parakalimeve. Pas një debati dhe manovrave të njëpasnjëshme gjatë rrugës, situata ka eskaluar pranë rrethrrotullimit të Koplikut, ku janë qëlluar disa plumba drejt makinës. Pesë prej plumbave kanë prekur pjesën e pasme, tek bagazhi.

Ndërkohë dihet edhe që autoritetet kanë identifikuar automjetin tjetër dhe personin që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë./ Dosja.al

atentat ne shkoder

Sondazh

Poll