Aktualitet

U proceduan për punësimin e paligjshëm të Muçi Shaljanit në AMP! Gjykata Penale e Tiranës rrëzon arrestimin e dy policëve: Masa e paligjshme

Prokuroria kishte kërkuar që ndaj policëve të zbatohej “detyrimi për t’u paraqitur” si dhe ndalimi i daljes jashtë vendit deri në mbylljen e hetimeve, por trupi gjykues i rrëzoi këto kërkesa.

15 Nëntor 2025, 15:45 Nga M.L
U proceduan për punësimin e paligjshëm të Muçi
Muçi Shaljani, AMP, foto ilustruese

TIRANA– Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të padrejtë arrestimin e dy efektivëve të Komisariatit nr. 3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, duke vendosur të mos vendosë asnjë masë sigurie ndaj tyre. Prokuroria kishte kërkuar që ndaj policëve të zbatohej “detyrimi për t’u paraqitur” si dhe ndalimi i daljes jashtë vendit deri në mbylljen e hetimeve, por trupi gjykues i rrëzoi këto kërkesa.

Dy punonjësit e policisë janë vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se kanë lëshuar një vërtetim pune për Muçi Shaljanin në kundërshtim me procedurat e shërbimit. Gjykata do të vijojë shqyrtimin e çështjes për të qartësuar plotësisht rrethanat.

Ndalimi i Cara-s dhe Zajmit u krye pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilamndo Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani, i cili ndërroi jetë gjatë orëve të natës së kaluar.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndërroi jetë pas pesë ditësh në gjendjë kritike në Spitalin e Traumës. Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

ekzekutohet gilmando dani muçi shaljani

Sondazh

Poll