Aktualitet

Tragjike në Rrogozhinë! Po kthehej në një rrugicë lagjeje, automjeti përplas për vdekje vajzën 2-vjeçare

Sipas njoftimit të Policisë, mjeti ishte në drejtimin e 24-vjeçarit me inicialet F. Xh., banor i Rrogozhinës, i cili është ndaluar menjëherë pas aksidentit për procedurat e mëtejshme.

15 Nëntor 2025, 15:17 Nga M.L
Tragjike në Rrogozhinë! Po kthehej në një rrugicë
Foto ilustruese

RROGOZHINA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2, ku një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet që po kryente një manovër kthimi në një rrugicë të zonës. Sipas njoftimit të Policisë, mjeti ishte në drejtimin e 24-vjeçarit me inicialet F. Xh., banor i Rrogozhinës, i cili është ndaluar menjëherë pas aksidentit për procedurat e mëtejshme.

Njoftimi:

Rrogozhinë / Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

aksident tragjik ne rrogozhine

Sondazh

Poll