Aktualitet

DETAJE TRONDITËSE nga vrasja në Greqi/ Zbulohet predhë plumbi në trupin e djegur që mendohet se i përket shqiptarit! ADN do zbardhë misterin

Mjeku mjeko-ligjor ka identifikuar një objekt metalik brenda trupit të viktimës, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Beoti.

10 Nëntor 2025, 19:19 Nga E.d
DETAJE TRONDITËSE nga vrasja në Greqi/ Zbulohet predhë
makina e djegur

GREQI- Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga ngjarja në Greqi, ku dyshohet se një shqiptar është gjetur i djegur në makinë. Mjeku mjeko-ligjor ka identifikuar një objekt metalik brenda trupit të viktimës, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Beoti. Vlerësohet se mund të jetë një plumb ose një fragment i tij.

Mediat greke shkruajnë se objekti është dërguar në laboratorë dhe nëse konfirmohet, do të thotë që viktima është qëlluar dhe më pas është djegur për të fshehur gjurmët dhe identitetin e tij.

Policia ka marrë një mostër ADN-je nga një i afërm i viktimës, ndërsa pritet të dalë përgjigjia e saj. Viktima u gjet të premten e kaluar i djegur dhe i prangosur, në një automjet të vjedhur. Policia thotë se makina është djegur dy deri në tre ditë më parë, por ende nuk dihet se kur ka shpërthyer zjarri.

Ngjarja u zbulua nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet pasi pa skenën e rëndë. Mjeti ishte vjedhur nga një zonë e Atikës në maj dhe kishte targa të falsifikuara, sipas informacioneve fillestare nga Katerini./Dosja.al

greqi vrasje adn

Sondazh

Poll