Aktualitet

Merr flakë një makinë në Vlorë, digjet edhe tjetra pranë saj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një makinë tip “Suzuki” ka marrë flakë në lagjen “Isa Boletini”.

10 Nëntor 2025, 16:17 Nga E.d
Merr flakë një makinë në Vlorë, digjet edhe tjetra
Foto ilustruse

VLORË- Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në qytetin bregdetar të Vlorës. Një makinë tip “Suzuki” ka marrë flakë në lagjen “Isa Boletini”. Si pasojë e zjarrit të rënë është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale. Policia dyshon se ky rast ka të bëjë me zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po heton më shumë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët. Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një mjet tip “Suzuki” në pronësi të shtetasit me iniciale K.B është shkrumbuar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth./Dosja.al

vlorë zjarrvënie makinë

Sondazh

Poll