Aktualitet

Goditën me thikë 36-vjeçarin pas një konflikti dhe u larguan, shpallen në kërkim dy persona në Peqin

Ata u shpallën në kërkim nga policia, pasi kanë goditur me thikë një 36-vjeçar.

10 Nëntor 2025, 18:32 Nga E.d
Goditën me thikë 36-vjeçarin pas një konflikti dhe u
Foto ilustruse

PEQIN- Policia ka shpallur në kërkim dy persona në Peqin. Ata u shpallën në kërkim nga policia, pasi kanë goditur me thikë një 36-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e dy personave të dyshuar si autorët e ngjarjes.

Njoftimi i policisë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç, dhe gjatë konfliktit, shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasve F. B. dhe K. B./Dosja.al

 

peqin 36-vjeçarin policia

Sondazh

Poll