Politike

Tallja me Presidentin Trump/ Eksperti politik amerikan nuk e kursen Ramën, i përgjigjet me fotot e McGonigal

Në postim eksperti politik shkruan se Charles McGonigal është fotografuar me kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. 

3 Tetor 2025, 11:46 Nga E. D
Tallja me Presidentin Trump/ Eksperti politik amerikan nuk e kursen Ramën,
Edi Rama dhe McGonigal

SHBA- Eksperti politik amerikan, George Papadopoulos, ka reaguar pas talljes së kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit amerikan Donald Trump. Papadopoulos ka postuar në "X" një foto Ramës me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Në postim eksperti politik shkruan se Charles McGonigal është fotografuar me kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. 

“Charles McGonigal është fotografuar këtu me kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin "Crossfire Hurricane" me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?”, shkruan Papadopoulos.

Tallja me Presidentin Trump/ Eksperti politik amerikan nuk e kursen Ramën,

Papadopoulos në vitin 2016, ai ka qenë këshilltar për politikën e jashtme në fushatën e Donald Trump. Ai është më i njohur për rolin e tij në hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Pikërisht në këtë hetim të stisur kundër presidentit Donald Trump është implikuar edhe McGonigal.

Momenti tallës nga ana e kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit Donald Trump mori vëmendjen e botës. Pak para mbledhjes së Komitetit Politik Evropian Rama bashkë me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentit azer Ilham Aliyev u filmuan duke ironizuar Trumpin-in në lidhje me lapsusin që ai bëri për luftën Azerbaxhan-Armeni. Teksa po qëndronin të tre, Rama i kërkoi Macron që tu kërkonte falje atij dhe Aliyev se përse nuk i ka përgëzuar për përfundimin e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Më pas edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ironisë së Ramës./Dosja.al

mcgonigal edi rama

Sondazh

Poll