Konflikti mes dy familjeve në Durrës/ Policia jep detaje: Tre persona u plagosën me thikë, shoqërohet një 22-vjeçar
foto ilustruese DURRËS- Policia ka dhënë detaje të reja lidhur sherri e ndodhur meditën e sotme në në lagjen nr. 1...
ANGLI- Londra i dha dritën jeshile kërkesës të Shqipërisë për të ekstraduar një person i dënuar në mungesë nga gjykata e Elbasanit për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Top Channel sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër mëson se Mikel Hoxha e ka humbur betejën ligjore të bllokimit të ekstradimit drejt Shqipërisë.
Gjykatësi çështjes e dërgoi rastin e të riut nga Gramshi për firmën e sekretares së re të punëve të brendshme Shabana Mahmood. Në këtë dokument tregohet se ndaj Mikel Hoxhës Interpol Tirana ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi më datë 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit, në ambientet e Hotel Tomorrit, me dashje dhe në mënyrë të paligjshme i shkaktoi dëmtime të rënda trupore Admir Harunit.
Si akuzë e dytë ndaj tij rëndon posedimi dhe përdorimi i një arme zjarri pa leje.
Menjëherë pas ngjarjes Mikel Hoxha do të largohej nga territori i Shqipërisë dhe kishte zgjedhur si vend fshehje Uellsin ku u arrestua për llogari të Interpol Tiranës një vit më parë.
Gjykata e Shkallës së parë Elbasan në 23 prill 2021 e kishte dënuar Mikel Hoxhën me 17 vite burg pasi e gjeti fajtor për akuzat e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.”
Disa muaj më pas në Dhjetor 2021 gjykata e atëhershme e Apelit në Durrës, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë i hoqën 13 vite burg duke e dënuar me vetëm 4 vite vuajtje dënimi.
Gjyqtarët e Apelit Durrës, vendosën ti ndryshojnë të dënuarit, Mikel Hoxha, kualifikimin ligjor të veprës penale nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje.
Prokuroria për këtë rast ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar dënimin e Mikel Hoxhës me 17 vite burgim./Top Channel
foto ilustruese DURRËS- Policia ka dhënë detaje të reja lidhur sherri e ndodhur meditën e sotme në në lagjen nr. 1...
Makina LIBRAZHD- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë rurale të bashkisë ...
foto ilustruese DURRËS- Dy persona kanë mbetur të plagosur meditën e sotme pas një konflikti në Durrës. Mësohet se&...
pamje nga vendngjarja MIRDITË- Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës, pasi u kap duke u kujdesur pë...
foto ilustruese SHKODËR- Dy automjete në pronësi të një 35-vjeçari nga fshati Prekal në Shkodër janë djegur ...
foto ilustruese ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane dhe një tjetër është shpallur në Kër...
foto ilustruese KLOS- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Burrel–Klos. Mës...
pamje nga aksioni MALËSI E MADHE- 14 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës dhe 10 të tjerë janë shpallur në...
Nuredin Dumani TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të Nuredin Dumanit. Bëhet m...
Bashkim Spahiu dhe Arbër Havoll PODUJEVË- Personat që shihni në foto janë Bashkim Spahiu i cili u vra mbrëmje e kaluar n...