Aktualitet

Sherr mes dy familjeve në Durrës/ Plagosen dy persona, në kërkim autori

Mësohet se një 22-vjeçar ka goditur me thikë fqinjin e tij, pas një konflikti. Menjëherë pas ngjarjes  plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

7 Shtator 2025, 13:49 Nga E. D
Sherr mes dy familjeve në Durrës/ Plagosen dy persona, në
foto ilustruese

DURRËS- Dy persona kanë mbetur të plagosur meditën e sotme pas një konflikti në Durrës. Mësohet se në konflikt janë përfshirë dy familje të cilat banojnë pranë njëra-tjetrës. Konkretisht ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen 15 të qytetit bregdetar.

Dy të plagosurit janë transportuar në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku njëri rezulton i plagosur me thikë ndërsa tjetri me sende të forta. Megjithashtë ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

durres

Sondazh

Poll