Aktualitet

Vrasja në Podujevë/ Del FOTOJA e viktimës dhe autorit, Bashkim Spahiu u qëllua me 10 plumba brenda në makinë

Bëhet me dije se viktima është qëlluar me 10 plumba në makinën e tij. Ndërsa vrasësi është identifikuar si Arbër Havolli, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës.

7 Shtator 2025, 10:04 Nga E. D
Vrasja në Podujevë/ Del FOTOJA e viktimës dhe autorit, Bashkim
Bashkim Spahiu dhe Arbër Havoll

PODUJEVË- Personat që shihni në foto janë Bashkim Spahiu i cili u vra mbrëmje e kaluar në Podujevë dhe autori Arbër Havolli. Bëhet me dije se viktima është qëlluar me 10 plumba në makinën e tij. Ndërsa vrasësi është identifikuar si Arbër Havolli, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Po ashtu nga policia është bërë e ditur edhe se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për zbadhjen e plotë të rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

arbër havolli bashkim spahiu

Sondazh

Poll