Politike

EKSKLUZIVE/ Rama 'pushton' komplet Bashkinë Tiranë, pas shkarkimeve emëron Sekretare të Përgjithshme njeriun e tij

Burime ekskluzive të Dosja.al, bëjnë me dije se pas shkarkimeve mbrëmjen e kaluar të dy të besuarve kyç të Veliajt në Bashki, ka emëruar njerezit e tij.

20 Mars 2025, 10:24 Nga I.A

EKSKLUZIVE/ Rama 'pushton' komplet Bashkinë Tiranë, pas

TIRANË- Dosja.al ka nxjerr detaje të reja nga furtuna që po ndodh në Bashkinë Tiranë. Burime ekskluzive të Dosja.al, bëjnë me dije se pas shkarkimeve mbrëmjen e kaluar të dy të besuarve kyç të Veliajt në Bashki, ka emëruar njerezit e tij.

Siç raportoi Dosja.al mbrëmjen e kaluar, Rama ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushin dhe kryetaren e komanduar nga Veliaj, Sara Goxhaj. Pas këtyre shkarkimeve, Rama ka emëruar në vend të Dokushit, një të besuarën e tij në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë. Në këtë mënyrë, Rama ka vendosur kontrollin e tij në Bashkinë Tiranë.

Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Tiranë?

Pas arresimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. Por kjo e fundit nuk ka marrë aprovimin e Veliajt, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt. Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëj veprimet e Veliajt. Dhe duke shkarkuar Dokushin dhe Goxhajn, dy të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, Rama ka marrë komplet kontrollin e institucionit që vetë e drejton nga jashtë./Dosja.al

dosja.al edi rama alban dokushi erion veliaj sara goxhaj

Sondazh

Poll