Politike

"Në Vlorë është kryetar një buf kënete"/ Rama: Lista jonë është gjithpërfshirëse!

Një prej komentuesve i vuri në dukje listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Vlorës, ndërsa kryeministri i tha se listat e PS-së janë gjithëpërfshirëse dhe se ai në vend që të zgjidhte bufin e kënetës, duhet të votonte PS-në për të ardhmen europiane.

20 Mars 2025, 09:20 Nga B.Z
"Në Vlorë është kryetar një buf kënete"/
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhstë ndalur edhe te zgjedhjet e 11 Majit.

Një prej komentuesve i vuri në dukje listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Vlorës, ndërsa kryeministri i tha se listat e PS-së janë gjithëpërfshirëse dhe se ai në vend që të zgjidhte bufin e kënetës, duhet të votonte PS-në për të ardhmen europiane.

Rama: A e di që edhe në Vlorë ke një kryetar një buf kënete. Lista jonë në Vlorë është gjithpërfshirëse, kryetari i partisë është një djal i mirë dhe i talentuar. Ka të majtë në breza, ke dhe nga ata që vijnë nga e djathta, se edhe ata janë vlonjatë, patjetër do ketë hapësirë nëse vijnë e trokasin, sepse duan të jenë me ne. Edhe në skuadër futbollit ka lojtarë që vijnë nga skuadra të tjera. Bota kështu është, bota shqiptare është e hapur për Shqipërinë, për të dhënë kontribut. Kështu që Gjergj Aranit Komeni ti duhet të votosh PS-në, zgjidh 5-ën, vëre kryqin aty Edi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll