Art&Argëtim

U gjet në gjendje jo të mirë nga stafi i pishinës në Ibiza, Zac Efron përfundon në spital

Nuk dihen ende detajet e sakta rreth ngjarjes.

4 Gusht 2024, 10:38 Nga S.B
U gjet në gjendje jo të mirë nga stafi i pishinës në
Zac Efron

SPANJË- Aktori njohur Zac Efron u dërgua me urgjencë në spital të premten mbrëma pas një aksidenti në pishinë në Spanjë. Ylli 36-vjeçar i 'High School Musical' thuhet se u pa në pishinën e një vile në Ibiza nga dy anëtarë të stafit, të cilët e nxorrën nga uji.

Është e paqartë nëse Efron ka qenë duke u mbytur apo ka pësuar ndonjë dëmtim. Nuk dihen ende detajet e sakta rreth ngjarjes.

Megjithatë, përfaqësuesi i aktorit i tha TMZ se Efron u dërgua në spital si "masë paraprake". Efron thuhet se doli nga spitali të shtunën në mëngjes dhe tani është mirë.

Aktori i njohur nuk ka postuar asgjë lidhur me ngjarjen në rrjetet sociale.

zac efron spital ibiza

Sondazh

Poll