Aktualitet

Premtonte udhëtime drejt SHBA-së për studime në këmbim të parave, arrestohet drejtoresha e qendrës arsimore

Mësohet se kjo qendër arsimore i merrte para individëve dhe u premtonte se do ti dërgonte në SHBA për studime.

6 Qershor 2024, 16:43 Nga S.B
Premtonte udhëtime drejt SHBA-së për studime në këmbim
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohet drejtoresha e një qendre arsimore menjëherë pas njoftimit të Ambasadës amerikane lidhur me një skemë mashtrimi. Mësohet se kjo qendër arsimore i merrte para individëve dhe u premtonte se do ti dërgonte në SHBA për studime.

Ky reagim i menjëhershëm vjen pas deklaratës së Ambasadës amerikane ku njofton qytetarët të jenë të kujdeshëm me personat apo projektet që ofrojnë udhëtime falas në Amerikë ose viza me kosto të ulët. Ambasada bëri të ditur se nuk ka asnjë lidhje me projektin në fjalë i cili njihet si “Let’s Talk Together About US24”.

Njoftimi i Policisë:

Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetime të përbashkëta me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA. Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

ambasada amerikane shba policia

Sondazh

Poll