Aktualitet

Dhunuan me sende të forta një 50-vjeçar në Tiranë, arrestohet njëri nga autorët, tjetri shpallet në kërkim

Mësohet se 41 dhe 61-vjeçarët kanë goditur me sende të forta për motive të dobëta një 50-vjeçar me inicialet B.B.

6 Qershor 2024, 14:30 Nga S.B
Dhunuan me sende të forta një 50-vjeçar në Tiranë,
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohet një 41-vjeçar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij 61-vjeçar në Tiranë. Mësohet se 41 dhe 61-vjeçarët kanë goditur me sende të forta për motive të dobëta një 50-vjeçar me inicialet B.B.

Bëhet me dije se 50-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Dy autorët akuzohen për veprën penale plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. Xh., 41 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. H., 61 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Sali Butka”, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. B., 50 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirane dhune

Sondazh

Poll