Aktualitet

Shi i dendur në Elbasan, uji vërshon në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve (VIDEO)

Si pasojë e motit të keq mësohet se është shkaktuar edhe një aksident në këtë autostradë, por nuk ende një reagim zyrtar nga Policia. Sakaq raportohet se mot ii keq gjithashtu ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në disa fshatra.

25 Maj 2024, 16:21 Nga B.Z
Shi i dendur në Elbasan, uji vërshon në rrugë,
Pamje nga moti i keq

ELBASAN - Moti i keq me reshje shiu dhe breshëri ka përfshirë qytetin e Elbasanit pasditen e kësaj të shtunë. Mësohet se reshjet e dendura kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve kryesisht në aksin rrugor nga Bradasheshi që të çon në hyrje të qytetit, por edhe në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë. Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme uji ka vërshuar në rrugë, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e makinave.

 

Si pasojë e motit të keq mësohet se është shkaktuar edhe një aksident në këtë autostradë, por nuk ende një reagim zyrtar nga Policia. Sakaq raportohet se moti i keq gjithashtu ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në disa fshatra.

Sondazh

Poll