Aktualitet

Malësi e Madhe/ Hidhet lëndë plasëse pranë banesës së biznesmenit, ja pistat ku po hetohet (EMRI)

Sasia e tritolit tek banesa e Shtjefnit është hedhur nga autorët afërsisht 3 minuta pasi shpërtheu te reklama e hotelit të Sterkaj që përveçse kryetar i PD-së, i sapo zgjedhur.

25 Maj 2024, 12:24 Nga M.B
Malësi e Madhe/ Hidhet lëndë plasëse pranë banesës
Foto ilustruese

SHKODËR- Pas shpërthimit të 24 majit që ndodhi te parkingu ku ndodhet reklama e hotelit të kreut të të PD, Ferdi Sterkaj, një tjetër shpërthim përfshiu shtëpinë private të shtetasit Gjovalin Shtjefni, biznesmen i njohur në Shkodër në fushën e fasonerisë prej shumë vitesh. Sasia e tritolit tek banesa e Shtjefnit është hedhur nga autorët afërsisht 3 minuta pasi shpërtheu te reklama e hotelit të Sterkaj që përveçse kryetar i PD-së, i sapo zgjedhur.

Kamerat e sigurisë në të dy këto vende ku ndodhën dy shpërthimet e njëpasnjëshme mungojnë për të ndihmuar policinë vendore të Shkodrës dhe komisariatin e Malësisë së Madhe për identifikimin e autorëve. Përgjatë pedonales së Razmës shihen dy makina në lëvizje dhe dyshohet se në njërën prej tyre ndodheshin autorët që hodhën tritolin.

Policia dyshon se hedhja e sasisë së lëndës plasëse është bërë nga brenda automjetit, pa u ulur në tokë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë. Deri më tani grupi hetimor nuk ka arritur që të zbulojë autorët e dyshuar. Policia po heton çdo pistë të mundshme rreth këtyre dy shpërthimeve të njëpasnjëshme një ditë më parë në Razëm ndërsa deri më tani është i paqartë shkaku i këtyre ngjarjeve.

malesi e madhe shperthim

Sondazh

Poll