Art&Argëtim

I përhapën videon e papërshtatshme në internet, reagon Drake

Megjithatë, 37-vjeçari me sa duket nuk e kishte problem pasi ai qeshi kur u pyet për videon nga moderatori i njohur Adin Ross.

7 Shkurt 2024, 16:23 Nga S.B
I përhapën videon e papërshtatshme në internet, reagon Drake
Drake

SHBA- Këngëtari i njohur Drake u bë tema e ditës në X pasi një video e supozuar e papërshtatshme e reperit u përhap në internet. Në klip, një burrë që supozohet se ishte ylli kanadez u zhvesh nga mesi e poshtë dhe filloi të prekte veten ndërsa ishte ulur në një shtrat. Ambienti i videos duket se përputhet me atë që Drake ka në avionin e tij privat prej 220 milionë dollarësh. Megjithatë, 37-vjeçari me sa duket nuk e kishte problem pasi ai qeshi kur u pyet për videon nga moderatori i njohur Adin Ross.

I përhapën videon e papërshtatshme në internet, reagon Drake
Drake

Transmetuesi i njohur në internet Adin Ross i dërgoi me shaka reperit një mesazh zanor duke i thënë se është "i bekuar" në shumë mënyra dhe vende. Menjëherë pasi dërgoi mesazhin zanor dhe luajti mesazhin audio në transmetimin e tij, Ross dyshohet se mori një mesazh nga Drake me tetë emoji duke qeshur. Megjithatë, është ende e pakonfirmuar nëse personi në video është me të vërtetë Drake pasi ai ende nuk e ka komentuar publikisht videon.

drake video virale

Sondazh

Poll