Art&Argëtim

"BigMama"/ Këngëtarja italiane në Sanremo vjedh identitetin e këngëtares shqiptare?

Emri i artit i 23-vjeçares është 'BigMama', i njëjtë me emrin e këngëtares shqiptare nga Tetova, Besiana Kasami.

7 Shkurt 2024, 10:01 Nga DOSJA

 

"BigMama"/ Këngëtarja italiane në Sanremo vjedh
Këngëtarja italiane dhe këngëtarja shqiptare

ITALIA- Këngëtarja italiane, 23-vjeçarja Marianna Mammone, është konkurente në Festivalin e Sanremos 2024. Emri i artit i 23-vjeçares është 'BigMama', i njëjtë me emrin e këngëtares shqiptare nga Tetova, Besiana Kasami. Në Sanremo, këngëtarja italiane konkuron me këngën "La rabbia non ti basta".

“Është një këngë agresive që flet për shpengimin dhe transformimin, është një këngë që për mua mbyll një rreth. Ndjeva nevojën t'i kushtoja diçka së shkuarës që kishte nevojë për kaq shumë dashuri dhe vëmendje", tha këngëtarja në një intervistë.

E gjendur mes kalvarit të stërmundieve si në aspektine ngjitjes në karrierë, por dhe në aspektin shëndetësor, BigMama italiane po ia del të krijojë emër në skenën muzikore të vendit fqinj. 

Sa për Big Mama-n shqiptare ajo që mund të thuhet me siguri është se emri i saj prej shumë vitesh është konsoliduar në skenën muzikore dhe televizive shqiptare si një nga personazhet më të dashura. E mbase zgjedhja e emrit të artit, i njëjtë për të dyja këngëtret mund të jetë thjesht rastësi.

 

bigmama itali shqiperi

Sondazh

Poll