Politike

Gjyqi për PD/ Deklaratat e avokatëve, Sefa: Në dosje mungon dokumentacioni! Kthupi: Shkresa është e falsifikuar

Seanca e radhës në lidhje me ndryshimet e statusit të 2 shtator është shtyrë për më 13 nëntor ora 15:00.

3 Nëntor 2023, 10:11 Nga A.B
Gjyqi për PD/ Deklaratat e avokatëve, Sefa: Në dosje mungon
Avokati

TIRANË- Seanca për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën Civile është shtyrë sërish, ndërsa avokati i Lulzim Bashës ka kërkuar përjashtimin e gjykatësit.

Gjykata Civile rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike zyrtare për paraqitjen e dokumenteve të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

Çfarë deklaruan avokatët e PD:

Indrit Sefa: Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi ne kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Ne i kërkojmë dokumentacionin që pala e përfshirë në proces pretendon se ka organizuar dhe mbledhur Këshillin Kombëtar.

Kthupi: Shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit  të dokumenteve. Nëse nuk prodhohet i gjithë dokumentacioni me të cilin është marrë vendi, i Këshillit, do të ishim në kushtet e paragjykimit të një procesi. Nuk mund të bëhet një vendimarrje “Prima faccia”.

Sefa: Duam të administrohen provat për të provuar ligjshmërinë e mbledhjes se Këshillit Kombëtar. Kërkojmë nga kjo gjykatë, që pala e tretë të vendos në dispozicion të gjithë dokumentacionin e plotë. Nuk kërkojmë vlerësimin për vlefshmërinë e dokumenteve, por thjesht të na vihen në dispozicion.

Seanca e radhës në lidhje me ndryshimet e statusit të 2 shtator është shtyrë për më 13 nëntor ora 15:00./Dosja.al

gjyqi per pd statuti i pd indrit sefa

Sondazh

Poll