Aktualitet

Sot seanca për ish-luftëtarin e UÇK-së, mbështetës të Dritan Goxhajt protestë para Gjykatës së Tiranës

Seanca është parashikuar që të nisë në orën 12:30, ku do të miratohet kërkesa për ekstradimin e tij apo jo.

19 Shtator 2023, 12:02 Nga A.B
Sot seanca për ish-luftëtarin e UÇK-së,
Protesta

TIRANË-Teksa sot do të mbahet gjyqi për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, mbështetës të tij janë mbledhur para Gjykatës së Tiranës. Seanca është parashikuar që të nisë në orën 12:30, ku do të miratohet kërkesa për ekstradimin e tij apo jo.

Jashtë sallës së gjyqit, mbështetësit kanë protestuar, ndërsa kërkojnë lirimin e Goxhajt.

Arrestimi i Goxhajt u bë për llogari të Gjykatës Speciale. Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës./Dosja.al

proteste dritan goxhaj

Sondazh

Poll