Aktualitet

OSHEE: Nesër disa zona në Tiranë pa energji, shkak punimet për 'Unazën e re' te 'Fresku'

Ditën e nesërme në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë në zonë e Dajtit, Babrrusë, Tufinës, Tujanit, Ferrajt, Carrës, ISHP, IKV, dhe në rrugë “Sotir Caci”.

19 Shtator 2023, 10:17 Nga r.ll
OSHEE: Nesër disa zona në Tiranë pa energji, shkak punimet
foto ilustruese

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 07:00 deri në 14:00 në zonën e Dajtit, Babrrusë, Tufinës, Tujanit, Ferrajt, Carrës, ISHP, IKV, dhe në rrugëN “Sotir Caci”.

Shkak për ndërprerjen e energjisë janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Re në zonën e Freskut.

NJOFTIMI I OSHEE:

Me kërkesë të OST  e cila do të stakojë energjinë për masë sigurie në linjën 110kV Tirana 1 220kV – Traktora, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Re në zonën e Freskut, gjatë intervalit kohor 07:00- 14:00 do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Dajt, Babrru, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë, ISHP, IKV, rruga “Sotir Caci”.

nderprerje e energjise elektrike ne tirane

Sondazh

Poll