Aktualitet

U kap duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Ky person është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Fushë Krujë, duke transportuar me 1 automjet, nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person.

19 Shtator 2023, 09:39 Nga A.B
U kap duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Policia

TIRANË-Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se për trafikim klandestinësh.

Ky person është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Fushë Krujë, duke transportuar me 1 automjet, nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit 17", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën. Procedohen në gjendje të lirë 12 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen automjeti i përdorur për transportimin e emigrantëve dhe 2 celularë. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 17”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. M.(B.), 36 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Fushë Krujë, duke transportuar me 1 automjet, nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 emigrantët, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

tirane

Sondazh

Poll