Aktualitet

Procesi i Berlinit/ Kurti akoma nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin informal në Tiranë, udhëton drejt Greqisë

Albin Kurti ka marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet aktualisht në Greqi, me pjesëmarrjen e politikanëve progresistë dhe akademikëve të shquar.

16 Korrik 2023, 18:50 Nga k.m.
Procesi i Berlinit/ Kurti akoma nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i vetmi lider i Ballkanit Perëndimor që nuk e ka konfirmuar akoma pjesëmarrjen në takimin informal që do të zhvillohet në Tiranë. Por duket se e ka axhendën e zënë.

Albin Kurti ka marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet aktualisht në Greqi, me pjesëmarrjen e politikanëve progresistë dhe akademikëve të shquar. Por ende nuk ka asnjë konfirmim për nesër.

Në Tiranë do të mbahet në Tiranë ku përfshihen gjashtë shtete, Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

albin kurti

Sondazh

Poll