Aktualitet

Plagosi gruan, Aleko Myrtollari arrest me burg, dëshmia: Unë punoja ajo prishte paratë e mia me florinj, vajza pinte cigare, fëmijët ishin pa shkollë

Po ashtu Aleko ka theksuar se është penduar për krimin që ka kryer, ndërsa ka shtuar se as fëmijët nuk i edukonte mirë, pasi kur ai erdhi nga jashtë vajza e tij pinte cigare.     

8 Qershor 2023, 12:02 Nga I.A
Plagosi gruan, Aleko Myrtollari arrest me burg, dëshmia: Unë punoja
Aleko Myrtollari

KORÇË- Aleko Myrtollari ka dalë para gjykatës ditën e sotme për tu njohur me masën e sigurisë. Para trupit gjykues, Myrtollari ka deklaruar se arsyeja e plagosjes ka qenë se ajo prishte lekët e tij, ndërkohë që ai punonte jashtë vendit. Po ashtu Aleko ka theksuar se është penduar për krimin që ka kryer, ndërsa ka shtuar se as fëmijët nuk i edukonte mirë, pasi kur ai erdhi nga jashtë vajza e tij pinte cigare.     

“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin. Nuk gjeta një familje të rregullt”, tha Myrtollari.

Pasi ka dëgjuar dëshminë e tij dhe faktet e prokurorisë, Gjykata e Korçës ka vendosur për Myrtollarin arrest me burg.

Në momentin që Aleko plagosi gruan e tij, fëmijët i nxori nga banesa. Marjolën e gjakosur e ka gjetur vajza e tyre 16-vjeçare. Myrtollari ka qëndruar i fshehur në disa banesa të të afërmve të tij në fshatrat e Korçës deri mbrëmjen e kaluar kur u dorezua në polici. Policia ka arritur të lokalizoje vendndodhjen e tij pas kontrollit te banesave te familjarëve te 46 vjecarit. Ndërkohë që kanë qenë të afermit e Alekos ata që e kanë bindur Myrtollarin të dorëzohet.

aleko myrtollari marjola myrtollari

Sondazh

Poll