Aktualitet

I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin me furgon në GJKKO, sot do njihet me 'masën e sigurisë'

Siç duket edhe nga pamjet, Dako është nxjerrë me furgon të Policisë së Shtetit, nga ambientet e burgut të sigurisë së lartë "313".

8 Qershor 2023, 10:11 Nga k.m.
I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin me
Pamje nga furgoni
 

DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Siç duket edhe nga pamjet, Dako është nxjerrë me furgon të Policisë së Shtetit, nga ambientet e burgut të sigurisë së lartë "313". Në GJKKO, ai do të njihet me masën e sigurisë pasi është arrestuar me urdhër të SPAK për "shpërdorim detyre".

I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin me
Pamje nga furgoni

Pse akuzohet Dako?

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll