Bota

Ka plasur KEQ sherri në Angli! Legjenda e '3 Luanëve' Gary Lineker SULMON Suella Braverman për emigrantët: Jemi si Gjermania naziste. Sekretarja: Dembel

Megjithatë, nga BBC është bërë me dije tani për tani se nuk do të përballet me asnjë masë disiplinore për komentet e tij ndaj qeverisë. Deputetët konservatorë përshkruan se ishin "të tronditur" nga vendimi i BBC-së, me disa që madje u zotuan ta luftojnë atë, ndoshta për të kërkuar edhe shkarkimin e Lineker nga posti i tij.

9 Mars 2023, 16:55 Nga k.m.
Ka plasur KEQ sherri në Angli! Legjenda e '3 Luanëve' Gary
Suella Braverman dhe bashkëshorti dhe Gary Lineker

BRITANI E MADHE- Një përplasje e fortë virutale ka nisur në Britaninë e Madhe mes ish-futbollistit Gary Lineker dhe Sekretares së Brendshme, Suella Braverman lidhur me politikat për emigrantët. Moderatori i "Ndeshja e ditës" ka kritikuar ashpër politikat e qeverisë për azilkërkuesit, pasi të martën, qeveria parashtroi planet e saj për të ndaluar njerëzit që mbërrijnë në Angli me gomone. Sipas Lineker, e gjitha ishte një "politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30".

Ka plasur KEQ sherri në Angli! Legjenda e '3 Luanëve' Gary

Vërejtjet e tij u kritikuan gjerësisht nga deputetët dhe ministrat konservatorë, duke përfshirë Braverman. Madje shumë kërkuan edhe "sanksione" ndaj tij në BBC, atje ku edhe moderon emisionin e tij në lidhje me sportin dhe ndeshjet e futbollit. Por më shumë ka pasur komplimente, aq sa u shpreh se dashuri të tillë nga publiku, nuk kishte ndodhur shpesh që ta kishte. 

"Ndjehem shkëlqyeshëm kur të shoh kampionët e lirisë së fjalës këtë mëngjes duke kërkuar heshtje nga ata me të cilët nuk pajtohen. Unë kurrë nuk kam njohur një dashuri dhe mbështetje të tillë në jetën time sesa po marr sot në mëngjes (ndoshta që kur kam bërë golat e Kupës së Botës për Anglinë). Dua të falënderoj secilin prej jush. Kjo do të thotë shumë për mua. Unë do të vazhdoj të përpiqem të flas për ata shpirtra të varfër që nuk kanë zë."

Por deklaratat kundër saj nuk i ka pritur mirë Suella Braverman. Ajo tha po në BBC se ishte "e zhgënjyer" me komentet e ish-futbollistit.

“Unë mendoj se është e padobishme të krahasohen masat tona, të cilat janë të ligjshme, proporcionale, me Gjermaninë e viteve 1930. Unë gjithashtu mendoj se ne jemi në anën e popullit britanik. Paralelizmi i Gary Lineker për politikën time të imigracionit zvogëlon tragjedinë e patregueshme të Holokaustit. Postimi në Twitter nga prezantuesi, ishte "fyes, dembel dhe i padobishëm". Burri im, Rael, është hebre dhe fëmijët e mi janë drejtpërdrejt pasardhës të njerëzve që u vranë në dhomat e gazit gjatë Holokaustit. Asgjë nga ato që po ndodhin këtu nuk përafrohet me Holokaustin. Më duket një krahasim dembel dhe i padobishëm. Unë nuk do t'i bëja kurrë ato krahasime vetë. E pamë gjatë Brexit. Më quajtën naziste."

Megjithatë, nga BBC është bërë me dije tani për tani se nuk do të përballet me asnjë masë disiplinore për komentet e tij ndaj qeverisë. Deputetët konservatorë përshkruan se ishin "të tronditur" nga vendimi i BBC-së, me disa që madje u zotuan ta luftojnë atë, ndoshta për të kërkuar edhe shkarkimin e Lineker nga posti i tij.

Prej ditësh bëhet thirrje nga Qeveria e Britanisë së Madhe e cila ka paralajmëruar grupet e trafikantëve që kalojnë emigrantë të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit. Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak dhe Suella Braverman kanë paralajmëruar se do të fusin në fuqi projektligjin e ri që synon të lërë jashtë shqyrtimit të gjitha format e kërkesave për azil që janë bërë nga ata emigrantë që futen në vend përmes gomoneve.

Rishi Sunak dhe Braverman do të udhëtojnë për në Paris të premten për të folur rreth krizës së emigrantëve. Gjatë muajve të fundit, ai ka qenë në bisedime intensive me Sektorin e Brendshëm dhe një rreth të vogël, të besuar të brendshëm të ministrave dhe këshilltarëve për të përpiluar një plan. Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi.

Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat 'tufë' dhe 'pushtim', i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve.

suella braverman shqiptaret ne britani gary lineker

Sondazh

Poll