9 Mars 2023, 16:23
Nga k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
BEOGRAD- "Dëgjova të shtëna, por mendova se ishin fishekzjarre... Kur hyra brenda dhe pashë një person të shtrirë dhe të larë në gjak... Nuk i pashë të dy duke ikur, vetëm një," - tha njëri nga dëshmitarët okularë të ekzekutimit të mëngjesit të sotëm në kafenenë e një karburanti në Rushnje ku edhe u vra Ranko Radosheviç. Siç mëson Kurir, dëshmitarë të shumtë okularë, të cilët inspektorët po i marrin në pyetje një nga një, thonë se kanë dëgjuar 5-6 të shtëna.
"Unë jam klient i rregullt këtu, hyra dhe u ula në tavolinë, dhe pashë një shok që ishte përballë derës së kafenesë dhe u hodh në dysheme. Pastaj u shtriva edhe unë pas kolltukut, sepse nuk e dija se kë sulmonin, për t'u mbrojtur nga plumbat. Pas kësaj pashë vetëm silueta që largoheshin," – tha një nga dëshmitarët okularë.

Sipas dinamikës së rikrijuar të ngjarjes, vrasësit e kanë qëlluar 5 plumba duke e goditur në trup dhe më pas edhe dy plumba të tjera në kokë, duke i dhënë goditjen e fundit.
Kamerat filmuan dy sulmuesit, të cilët duken të rinj dhe të cilët kishin maska kirurgjikale në fytyrë.
"Para të shtënave, njëri nga sulmuesit hyri në restorant. I vrari dukej se kishte një parandjenjë të asaj që e priste dhe tentoi të arratisej por nuk ia doli,"-tregoi një tjetër prej dëshmitarëve.
Ranko Radosheviç i njohur ndryshe si Eskobar (54 vjeç), është një prej kapove të bandës së Nikshiqit, një bashkëpunëtor i ngushtë i "Skaljarac" dhe Jovan Vukotiç, i cili u vra në Stamboll në shtator në sy të gruas së tij shtatzënë.
ranko radoshevic vritet ranko radoshevic
Bota
9 Mars 2023, 16:13
k.m.
Vrasësit
SERBI- Vrasja mafioze e Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si "Eskobar" ka shkaktuar terror sot në Serbi. Mediat se...
Bota
9 Mars 2023, 16:10
I.A
perplasja e trenave
GREQI- Zbardhen fakte të reja për tragjedinë me përplasjen e dy trenave në Tempi dhe ...
Bota
9 Mars 2023, 16:13
F.M
Foto Ilustruese
ITALI- Tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Riher ka goditur Italinë këtë mesditë. Lëkundja &eum...
Bota
9 Mars 2023, 15:59
I.A
Foto Ilustruese
MEKSIKË- Autoritetet federale meksikane nuk përjashtojnë që rrëmbimi i katër shtetas...
Bota
9 Mars 2023, 15:49
k.m.
Slogani
KIEV- Slogani "Lavdi Ukrainës" dhe përgjigja për të - "Lavdi mbarë vendit" u përdor për herë të par&eu...
Bota
9 Mars 2023, 15:45
I.A
Votimi
BRUKSEL- Këshilli i Evropës i ka thënë sot “Po” liberalizimit të vizave për Kosovën. Tashmë n&eu...
Bota
9 Mars 2023, 15:44
a.l
Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Ka përfunduar takimi mes Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Ev...
Bota
9 Mars 2023, 15:29
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Mesazhet në WhatsApp të shkëmbyera mes politikanëve italianë dhe zyrtarëve të lartë shë...
Bota
9 Mars 2023, 15:33
I.A
Dmitry Rybolovlev
SHBA- Sotheby's dhe miliarderi rus Dmitry Rybolovlev kanë rënë dakord për ndërmjetësim në përpjek...
Bota
9 Mars 2023, 15:30
a.l
Motrat Kardashian-Jenner
SHBA- Met Gala 2023 mund të jetë pa Kardashian këtë vit.Por një burim i njohur me klanin Kardashian-...