Aktualitet

"Hajde, hajde be!"/ Del ME PAMJE momenti kur gjendet mes dy kompensatash droga e kompresuar, policët turq habiten: Qenka kanabis!

Siç duket edhe nga pamjet e nxjerra nga mediat turke, droga ishte kompresuar mes dy kompesatash. 

26 Janar 2023, 16:57 Nga k.m.

 

"Hajde, hajde be!"/ Del ME PAMJE momenti kur gjendet mes dy
Kamioni me kanabis

 

TURQI- Dalin pamjet e çmontimit të kamionit që transportonte drogë nga Shqipëria në Stamboll. Në dyshemenë e kamionit u gjetën 122 kilogramë kanabis, ndërsa deri më tani i ndaluar është vetëm shoferi shqiptar Fatmir Ferko. Siç duket edhe nga pamjet e nxjerra nga mediat turke, droga ishte kompresuar mes dy kompesatash. 

Më momentin që hapin me sqepar dy kompensatat, efektivët e Policisë habiten dhe e shoqërojnë me pasthirrmat: Hajde, hajde be! Ndërsa kur prekin lëndën narkotike i thonë njëri-tjetrit që është kanabis. 

 


Në total, gjatë kontrollit u sekuestruan 122 kilogramë drogë të fshehura në dyshemenë e kamionit, ndërkohë që nuk dihet se ku do e kishte destinacionin për t'u shkarkuar kamioni që vinte nga Shqipëria. 

 

fatmir ferko

Sondazh

Poll