Aktualitet

"Cristiano Ronaldo" është KOD DROGE- Ç'nuk u pa mbi pakot e heroinës, mbi secilin 'mall' ishte lënë shenja dalluese

Siç duket edhe nga fotot e kapura nga operacioni i Policisë, pakot e drogës kishin mbishkrime të veçanta mbi to.

26 Janar 2023, 16:37 Nga k.m.
"Cristiano Ronaldo" është KOD DROGE- Ç'nuk u pa
Pamjet e drogës

ITALI- Dalin pamjet e kokainës së kapur në megaoperacionin mes Italisë dhe Shqipërisë. Siç duket edhe nga fotot e kapura nga operacioni i Policisë, pakot e drogës kishin mbishkrime të veçanta mbi to. Për shembull: CR7 (nofka e futbollistit Cristiano Ronaldo); LW 497; GN dhe T4. Por nuk dihet se çfarë kuptimi kanë të gjitha simbolet e shkruara me lapustil të zi mbi drogë.

Në operacionin e përbashkët janë sekuestruar mbi 120 kilogramë kokainë të importuar holandeze dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër, të rafinuar për t'u shpërndarë më pas tek klientët. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 4 mln euro që dyshohet së janë përfituar nga aktivititeti i shtjes së drogës.

PAMJET E DROGËS:

operacion antidrogë në itali

Sondazh

Poll