Aktualitet

'Ushqimi i lopëve është shkatërruar'/ Përmbytjet shkaktojnë dëme kolosale të fermerëve në Shkodër

Shkodra është një nga zonat më të prekura nga moti i keq, ku aktualisht mijëra hekatarë tokë vijojnë të kenë prezencë të ujit. 

26 Janar 2023, 15:35 Nga a.l
'Ushqimi i lopëve është shkatërruar'/
Fermerët

SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut të cilat sollën përmbytje në disa qarqe të vendit lanë pas dëme kolasale. Në Nën Shkodër dëmi është shkaktuar tek fermerët të cilët planifikojnë të sheshin bagëtitë e tyre për të përballuar jetesë. Përmbytjet në këtë zonë kanë bërë që ishqimi i bagëtive të dëmtohet për shkak të ujit. Fermerët thonë se institucionet shtetërore nuk i kanë furnizuar me koncentrat duke i detyruar një pjesë të tyre që të mendojnë shitjen e bagëtive.

Situata është shumë ë keqe, të gjitha tokat janë të përmbytura, ushqimi i lopëve është shkatërruar, duhet t’i shesim bagëtitë”, tha një banorë.

Ndërkohë fermeri thotë se të dëmtuara janë edhe bimët dekorative në njësinë Dajç dhe shumë prej tyre kanë marrë kredi për kultivimin e tyre.

Kanë shpenzuar miliona lekë për lulet. Janë të mbytur në borxhe për t’i blerë, si do t’i paguajnë kreditë”, shtoi ai.

Shkodra është një nga zonat më të prekura nga moti i keq, ku aktualisht mijëra hekatarë tokë vijojnë të kenë prezencë të ujit. 

 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll