Aktualitet

Zjarri te Tregu Industrial në Durrës, policia: U dogjën 5 dyqane, ishte aksidental

Dyqanet janë në pronësi të V. M., 59 vjeç, A. K., 39 vjeç, N. R., 65 vjeç, Sh. D., 66 vjeç.

1 Janar 2023, 15:09 Nga F.M
Zjarri te Tregu Industrial në Durrës, policia: U dogjën 5 dyqane,
Foto Ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë mereagim zyrtar në lidhje me zjarrin që ra në tregun industrial. Në njoftim, policia bën me dije se zjarri ka djegur pesë dyqane që janë në pronësi të V. M., 59 vjeç, A. K., 39 vjeç, N. R., 65 vjeç, Sh. D., 66 vjeç, banues në Durrës. Paraprakisht raportohet se zjarri ka qenë aksidental.

Njoftimi i policisë Durrës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "nr.17" Durrës, te Tregu Industrial ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur 5 dyqane me produkte të ndryshme, në pronsi të shtetasve V. M., 59 vjeç, A. K., 39 vjeç, N. R., 65 vjeç, Sh. D., 66 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

policia e durresit

Sondazh

Poll