Aktualitet

Tragjedia në natën e ndërrimit të viteve në Bulqizë, ky është 24-vjeçari që ra nga 30 metra lartësi

Ai ka rënë nga ura, nga një lartësi 30 metra pasi humbi kontrollin e mjetit.

1 Janar 2023, 11:28 Nga A.B
Tragjedia në natën e ndërrimit të viteve në
Yllson Tasha

BULQIZE- Një aksident rrugor i ka shkaktuar vdekjen 24-vjeçarit Yllson Tasha. Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Tasha.

I riu ka qenë duke drejtuar automjetin tip 'Fiat punto', ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën. 

Ai ka rënë nga ura, nga një lartësi 30 metra pasi humbi kontrollin e mjetit. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë.

yllson tasha

Sondazh

Poll