Aktualitet

Në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, arrestohet 46 vjeçari në Elbasan (EMRI)

Neritan Bora, banues në fshatin Mashan të Gramshit, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, me 5 vite burg.

1 Janar 2023, 11:04 Nga A.B
Në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike,
Policia

ELBASAN- Një 46-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Neritan Bora, banues në fshatin Mashan të Gramshit, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, me 5 vite burg. Tashmë atij i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vite e tre muaj burg.

Për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, materialet i kaluan Prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Kontrolle të shtuara, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, për kapjen e shtetasve në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

Neritan Bora, 46 vjeç, banues në fshatin Mashan, Gramsh. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj. Ky shtetas, gjatë vitit 2021, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Elbasanit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme

neritan bora

Sondazh

Poll