Aktualitet

VIDEO/ Zjarri përfshin tregun në Durrës, digjen 10 dyqane, flakët u ndezën nga persona endacakë

Dëmet materiale janë të mëdha. 

1 Janar 2023, 10:20 Nga A.B
VIDEO/ Zjarri përfshin tregun në Durrës, digjen 10 dyqane,
Biznesi

DURRES-Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë natës tregun industrial në qytetin e Durrësit. Deri më tani, janë të paktën 10 dyqane që janë djegur nga zjarri. Dëmet materiale janë të mëdha. 

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë dhe mjaft efektive e zjarrfikësve që ka vënë flakët nën kontroll, pasi rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat aty pranë. Në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Durrësit dhe ata të portit.

Dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak se disa persona ende të paidentifikuar endacakë kanë ndezur një zjarr jashtë murit rrethues për tu ngrohur, zjarr i cili është shpërndarë brenda tregut.

zjarr ne durres

Sondazh

Poll