Aktualitet

Troket Viti i Ri 2023 në Shqipëri! Pritet me spektakël fishekzjarrësh dhe festë në të gjithë vendin

2023 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës.

31 Dhjetor 2022, 23:58 Nga A.B
Troket Viti i Ri 2023 në Shqipëri! Pritet me spektakël
Fishekzjarret

TIRANE- Viti 2023 troket në Shqipëri! Akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2022-it, duke bërë që shqiptarët të nisin festën së bashku me familjen dhe të afërmit për një vit të ri që po vjen.

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët sfiduan temperaturat e ulëta, dhe pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2023 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës. Qielli u ndriçua në të gjithë kryeqytetin nga ngjyrat e tyre.


Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej, ku në skenë u ngjitën këngëtarët e njohur shqiptarë.

Ky është Vitin i Ri i parë pa kufizime për COVID-19 që kur filloi pandemia. Bllokimet në fund të vitit 2020 dhe një rritje e rasteve të Omicron në fund të 2021 kishin çuar në kufizime të turmës dhe reduktim të festimeve.

Zelanda e Re dhe Australia ishin të parat që pritën vitin 2023. Më shumë se një milion vetë u mblodhën në portin e Sidneyt, një nga qytetet e para të mëdha që pret Vitin e Ri, për të ndjekur një shfaqje spektakolare me fishekzjarre.

Dosja.al ju uron: “Gëzuar Vitin e ri, 2023!”

viti i ri 2023

Sondazh

Poll