Aktualitet

Grabisnin shtëpitë, shpërbëhet banda e ‘skifterëve’ në Francë, mes tyre edhe shqiptarë

Ata hynin në shtëpi nga dritaret apo dyert të cilat i thyenin ose i hapnin dhe vendoseshin në kërkim të parave, bizhuterive, orëve dhe pajisjeve elektronike.

31 Dhjetor 2022, 21:43 Nga A.B
Grabisnin shtëpitë, shpërbëhet banda e
Policia

FRANCE- Gjashtë persona, mes tyre dy adoleshentë, u arrestuan në zonën e Haut-Rhin në Francë pasi dyshohen se kanë kryer rreth pesëmbëdhjetë vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në shtëpi, në një bandë të organizuar kriminale.

Individët kishin vepruar duke nisur që nga fundi i nëntorit, kryesisht në Haut-Rhin, midis Colmar dhe Mulhouse. Ata hynin në shtëpi nga dritaret apo dyert të cilat i thyenin ose i hapnin dhe vendoseshin në kërkim të parave, bizhuterive, orëve dhe pajisjeve elektronike.

Personat e arrestuar janë nga mosha 17 deri në 34 vjeç me kombësi franceze dhe shqiptare.

france arrestohen shqiptaret ne france

Sondazh

Poll