18-vjeçari me 'Benz' humb kontrollin e makinës, përplas për vdekje punonjësin e pastrimit në Durrës! Plagosen 2 pasagjeret
Bardhyl Beqiri ka qenë në shërbim duke tërhequr kazanët e plehrave në kamion, kur gjatë orëve të para të mëngjesit është përplasur për vdekje.
DURRËS- 50-vjeçari Bardhyl Beqiri, punonjës i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në një hotel, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë që i ka ardhur nga autostrada. Beqiri ka qenë në shërbim duke tërhequr kazanët e plehrave në kamion, kur gjatë orëve të para të mëngjesit është përplasur për vdekje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, kur 18-vjeçari Brajan Hoxha ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli te “Shkëmbi i Kavajës”, në anë të rrugës dytësore Plepa-Kavajë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.
Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Të plagosura kanë mbetur dhe dy vajza që ishin pasagjere në makinë. 20-vjeçaret me incialet F. D. dhe L. P. po marrim mjekim në spitalin e Durrësit, ndërsa Brajan Hoxha është shoqëruar nga Policia. Deri më tani, kanë nisur hetimet, por ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit.
Sondazh
HARTA LIVE! Dita e sotme do të mbizotërohet nga kthjellimet, termometri do të arrijë 16°C, moti sot
Moti TIRANË- Vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe pë...
Studentët kërkojnë 4 mensa publike, peticioni në Bashkinë e Tiranës! Marrin shembull Kosovën: Një vakt kushton 0.5 cent
Studentët para Bashkisë TIRANË- Peticioni me 6650 firmat e studentëve u dorëzuan në bashkinë e Tiranës. Qëllim...
Ndërtimet në Shqipëri: Burimet janë të paqarta, ndërsa oferta e lartë dikton tregun
Foto ilustruese Në Tiranë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP, prezantoi sot në një tryezë teknike nj&eu...
SONDAZHI- Çfarë gjuhe të huaj njohin shqiptarët?
Sondazhi i Euronews 53.4% e shqiptarëve nuk dinë një gjuhë të huaj evropiane, ndërkohë që 45.5% njohin një gju...
'Ai Genti është debil!'/ DOSJA italiane për Ilir Pajën, si vrau ekuadorianin dhe plagosi tjetrin, pas një ngacmimi të gruas në park
Ilir Paja Autoritetet Italiane pak kohë më parë kanë sjellë dosjen hetimore për Pajën, por ky vendim është njo...
Matura shtetërore 2023, Ministria e Arsimit cakton datat e provimeve (LISTA)
Foto ilustruese TIRANË- Pa mbërritur viti 2023, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka bërë publike datat e provimeve të maturës...
ANKETA- Shqiptarët qytetarë europianë, 80% e tyre janë me pasaportë të BE
Anketa TIRANË- 80.7% e shqiptarëve kanë një person të afërm të familjes që jeton në Europë dhe vetëm...
'Ja e gjetëm, këtu e ka'/ Kapet hajduti i pasagjerëve në urban, portofoli i gjendet tek zona intime
Momente nga videoja TIRANË- Një xhepist është kapur në Tiranë nga Policia e Shtetit. Siç duket në videon e më...
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Një humbje jete dhe 23 raste të reja
Infektivi TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka informuar për situatën e Covid19 në 24 orët e fu...
E rëndë në Kolonjë/ Ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçari, paradite kishte dhimbje dhëmballe
Foto ilustruese KOLONJË- Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Genti Isai, nga fshati K...
