Aktualitet

Studentët kërkojnë 4 mensa publike, peticioni në Bashkinë e Tiranës! Marrin shembull Kosovën: Një vakt kushton 0.5 cent

Studentët treguan se shpezimet për ushqyerje këtu kushtojnë më shumë.

23 Dhjetor 2022, 22:13 Nga k.m.
Studentët kërkojnë 4 mensa publike, peticioni në
Studentët para Bashkisë

TIRANË- Peticioni me 6650 firmat e studentëve u dorëzuan në bashkinë e Tiranës. Qëllimi kishte krijimin e 4 mensave publike në kryeqytet, në të 4 rezidencat universitare studentore. Duke marrë si shembull Kosovën, studentët treguan se shpezimet për ushqyerje këtu kushtojnë më shumë.

"Jemi këtu përpara Këshillit Bashkiak Tiranë, me 6650 firma studentësh dhe qytetarësh të Tiranës të cilët na kanë mandatuar për të depozituar këtë nismë ligjore nga qytetarët ashtu sic e parashikon neni 20 i ligjit për vetëqeverisjen vendore e cila i hap rrugë shqyrtimit dhe vendimarrjes së këtij këshilli për të mundësuar 4 mensa në 4 rezidencat univeristare studentore. Në Kosovë, një vakt në mensën publike kushton 0.5 cent, në Francë 1 vakt kushton 1.5 euro për studentët, në Gjermani 3 euro, ndërsa në Shqipëri 1 vakt të zbraz xhepat. 2009 euro i duhen një studenti për 9 muaj që të hajë në mënyre modeste vaktet, 50% e parave shkojnë për të ngrënë ushqim,"-tha një prej studentëve.

Por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje lidhur me peticionin nga Bashkia e Tiranës.

bashkia e tiranes tirane

Sondazh

Poll