Aktualitet

E rëndë në Kolonjë/ Ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçari, paradite kishte dhimbje dhëmballe

E pasi ka marrë barnat dhe mjekimet në farmaci, ai është rikthyer në banesë.

23 Dhjetor 2022, 19:44 Nga k.m.
E rëndë në Kolonjë/ Ndërron jetë rrugës
Foto ilustruese

KOLONJË- Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Genti Isai, nga fshati Kagjinasi i Kolonjës kishte pasur sot parasdite shqetësime për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve. E pasi ka marrë barnat dhe mjekimet në farmaci, ai është rikthyer në banesë.

Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën, ku gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Për vdekjen e të miturit, pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kolonjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

kolonje genti isai

Sondazh

Poll