Aktualitet

Atentati ndaj Dashamir Gjokës në 2017-ën! Ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë 37-vjeçari (EMRI)

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, Kërtalli.

13 Dhjetor 2022, 10:03 Nga A.B
Atentati ndaj Dashamir Gjokës në 2017-ën! Ekstradohet nga Spanja
Policia

TIRANË- Ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, Enkel Kërtalli. 37-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.  Ai është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Përse akuzohet Kërtalli? Në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me vëllain e tij, Kërtalli ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga personi me inicialet Dashamir Gjoka. Kërtalli, i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 37-vjeçari. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi E. K., 37 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj. Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

SI NDODHI ATENTATI?

Enkel Kërtalli, së bashku me vëllanë e tij Morel Kërtalli tentuan të kryenin një vrasje ndaj Dashmir Gjokën në vitin 2017. Dy vëllezërit qëlluan me breshëri plumbash ndaj makinës së Dashamir Gjokës, mjeti i së cilit ishte e blinduar dhe asnjë prej plumbave nuk ka depërtuar në brendësi. Makina drejtohej nga vet Dashmair  Gjoka, ndërkohë që në brendësi të saj ishin edhe 3 vajzat e mitura të tij. Pasi kanë qëlluar me automatik, dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi duke përdorur një makinë tip “Benz”.

enkel kertalli ekstradim spanje shqiperi dashamir gjoka

Sondazh

Poll