Aktualitet

Bëri burrin e tezes për spital, arrestohet 53-vjeçari në Gjirokastër

53-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Kanosja”.

13 Dhjetor 2022, 09:43 Nga A.B
Bëri burrin e tezes për spital, arrestohet 53-vjeçari në
Policia

GJIROKASTËR- Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar burrin e tezes. Policia informon se në pranga ka përfunduar personi me inicialet L.M. 66-vjeçari i dhunuar është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 53-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Kanosja”.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një 66-vjeçari (bashkëshorti i tezes së tij), i cili është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja”, në ngarkim të shtetasit J. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë një 66-vjeçar, për motive të dobëta. Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia. 

arrestim ne gjirokaster

Sondazh

Poll