Bota

Arrestimet për komplotin e përmbysjes së qeverisë gjermane/ Kreu i grupit vetëquhej si princi 'Henrich XIII', hetimet paraprake nga policia

Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), e cila ka qenë prej kohësh në vështrimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.

7 Dhjetor 2022, 09:42 Nga a.l
Arrestimet për komplotin e përmbysjes së qeverisë gjermane/
Policia gjermane

GJERMANI- Zbardhen detaje nga arrestimi i 25 personave të cilët ishin pjesë e një grupi ekstremistësh që synon rrëzimin e qeverisë gjermane, ditën e sotme nga policia. Mediat e huaja bëjnë me dije, referuar hetimeteve të deritansihme të operaacionit se kreu i këtij grupi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, vetëquhej si princi 'Henrich XIII'.  Sipas prokurorëve federalë, ai është një nga dy drejtuesit e dyshuar në mesin e të arrestuarve në 11 shtete gjermane.

Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), e cila ka qenë prej kohësh në vështrimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë komplotuar për të përmbysur republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së 1871 - një perandori e quajtur Rajhu i Dytë. Bastisjet u zhvilluan në pjesën më të madhe të vendit dhe dy persona u arrestuan në Austri dhe Itali. Pritet të zbardhen detaje  pas marrjes në pyetje të të arrestuarve./Dosja.al

ekstremistet ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll